Skip to content

"Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"

Ebu Merthed Ganeviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"

«لَا تَجْلِسُوا عَلَى الْقُبُورِ، وَلَا تُصَلُّوا إِلَيْهَا».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e ka ndaluar uljen mbi varre. Gjithashtu e ndaloi faljen në drejtim të varreve, pra, që varri të jetë në drejtim të kibles së namazliut, sepse kjo është mjet drejt shirkut (idhujtarisë).

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar falja e namazit në varre, mes tyre ose në drejtim të tyre, me përjashtim të namazit të xhenazes, siç është vërtetuar një gjë e tillë në sunet (udhëzimin profetik).

Ndalimi i faljes së namazit te varrret është për t'i mbyllur shtigjet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).

Islami e ndaloi teprimin në raport me varret dhe nënçmimin e tyre, kështu që nuk ka teprim e as cungim.

Pacenushmëria e muslimanit të vdekur mbetet edhe pasi të ndërrojë jetë. Këtë e mbështet hadithi i Profetit ﷺ: "Thyerja e eshtrave të të vdekurit është sikur t'i thyhen duke qenë gjallë."

Referencat

Sahihu i Muslimit (2/ 668) (972).

Më shumë (6)

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (2/ 30).

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لمحمد العثيمين (1/ 522).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (4/ 285).