"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."
لعن رسول الله صلى الله عليه وسلم الرجل يلبس لِبْسَةَ المرأة، والمرأة تلبس لِبْسَةَ الرجل.
Profeti ﷺ ka bërë lutje për përjashtimin dhe largimin nga mëshira e Allahut të çdo burri që i përngjan gruas në veshjet që janë të veçanta për to, qoftë në formë, në ngjyrë, në mënyrën e veshjes, në stilin e zbukurimit apo në ndonjë gjë tjetër të ngjashme. Ose që gruaja t'u përngjajë burrave në veshjet e tyre të veçanta, dhe kjo është një prej mëkateve të mëdha.
Shekaniu ka thënë: "Ndalohet që gratë t’u përngjajnë burrave dhe burrat grave, sepse mallkimi bëhet vetëm për një vepër të ndaluar, haram."
Ibn Uthejmini ka thënë: "Ajo që është e përbashkët mes tyre, si disa këmisha të brendshme që i veshin si burrat ashtu edhe gratë, nuk ka problem të vishen nga të dy, sepse ato janë të përbashkëta."
Suneni i Ebu Davudit (6/ 195) (4098).
Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (8/ 297) (9209).
Suneni i Ibn Maxhes (3/ 95) (1903).
Musnedi i Ahmedit (14/ 61) (8309).
Më shumë (8)
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1122).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (19/ 337).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (3/ 150).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 370).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«لَعَنَ رَسُولُ الله صلى الله عليه وسلم الرَّجُلَ يَلْبِسُ لِبْسَةَ المَرْأَةِ، وَالمَرأَةَ تَلْبَسُ لِبْسَةَ الرَّجُلِ».
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الرَّجُلَ يَلْبَسُ لُبْسَةَ المَرْأَةِ، وَالمَرْأَةَ تَلْبَسُ لُبْسَةَ الرَّجُلِ»[127].