“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”
«اللهُمَّ لَا عَيْشَ إِلَّا عَيْشُ الْآخِرَهْ، فَاغْفِرْ لِلْأَنْصَارِ وَالْمُهَاجِرَهْ».
Profeti ﷺ tregoi se nuk ka jetë të vërtetë përveç jetës së botës tjetër (ahiretit), në kënaqësinë e Allahut, mëshirën dhe Xhenetin e Tij, sepse jeta e kësaj bote është kalimtare, ndërsa jeta e botës tjetër është e përhershme dhe e amshueshme. Më pas, Profeti ﷺ u lut për falje, nderim dhe mirësi për ensarët, të cilët e strehuan Profetin ﷺ dhe muhaxhirët, i ndihmuan ata dhe i ndanë pasuritë e tyre me ta, si dhe për muhaxhirët, të cilët i braktisën shtëpitë dhe pasuritë e tyre duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.
Asketizmi i Profetit Muhamed ﷺ në këtë botë dhe përkushtimi i tij ndaj ahiretit.
Profeti ﷺ e inkurajoi umetin e vet të jetë asket ndaj kënaqësive kalimtare të kësaj bote.
Sqarim i vlerës së muhaxhirëve dhe të ensarëve, pasi ata fituan lutjen e Profetit ﷺ për faljen e tyre.
Robi nuk i gëzohet asaj që arrin nga jeta e kësaj bote, ngase ajo është shpejt kalimtare krahas brengave që gjenden në të, ndërsa Shtëpia e përhershme dhe vendqëndrimi është bota tjetër.
Sahihu i Buhariut (8/ 88) (6413).
Sahihu i Muslimit (3/ 1431) (1805).
Më shumë (12)
مرقاة المفاتيح.
لعلي القاري (7/ 3016).
فتح الباري شرح صحيح البخاري.
لابن حجر (11/ 231).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 362).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (7/ 223).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 529).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 412).