Skip to content

Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:

"Profeti ﷺ ka thënë një fjalë, ndërsa unë kam thënë një tjetër. Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkaq, unë kam thënë: "Ai që vdes pa i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet."

قَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم كَلِمَةً وَقُلْتُ أُخْرَى، قَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم: «مَنْ مَاتَ وَهُوَ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللهِ نِدًّا دَخَلَ النَّارَ» وَقُلْتُ أَنَا: مَنْ مَاتَ وَهُوَ لَا يَدْعُو لِلهِ نِدًّا دَخَلَ الْجَنَّةَ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i kushton dikujt tjetër pos Allahut diçka që duhet t'i kushtohet Atij, si: lutja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar ose kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përveç Tij, e vdes në këtë gjendje, ai është prej banorëve të Zjarrit. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shtoi se kushdo që vdes pa i bërë shok Allahut, vendi i tij është Xheneti.

Kuptimet e fjalëve

يدعو: يشمل نوعي الدعاء وهما: دعاء العبادة ودعاء المسألة.

ندًّا: الند: هو الشبيه والنظير في الألوهية أو الربوبية أو الأسماء والصفات.

Mësime nga hadithi

Lutja është adhurim, kështu që i kushtohet vetëm Allahut të Lartësuar.

Vlera e teuhidit. Pra, kush vdes si muvehid (monotesit), do të hyjë në Xhenet, edhe nëse dënohet për disa mëkate që i ka bërë.

Rreziku i shirkut (idhujtarisë). Ai që vdes si mushrik (idhujtar), do të hyjë në Zjarr.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 23) (4497).

Sahihu i Muslimit (1/ 94) (92).

Më shumë (10)

فتح المجيد شرح كتاب التوحيد.

لعبد الرحمن التميمي (ص76).

القول المفيد على كتاب التوحيد.

لابن عثيمين (1/ 120).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص47).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص59).

التمهيد لشرح كتاب التوحيد.

لصالح آل الشيخ (ص42).