Skip to content

Atij që thotë njëqind herë në ditë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Atij që thotë njëqind herë në ditë: "La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë)", i numërohen sikur t'i ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira e i fshihen njëqind mëkate dhe i bëhen strehim kundrejt shejtanit për tërë ditën deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar diçka më me vlerë se kjo, përveç atij që punon (thotë) më shumë se kaq.”

«مَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ المُلْكُ وَلَهُ الحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، فِي يَوْمٍ مِائَةَ مَرَّةٍ، كَانَتْ لَهُ عَدْلَ عَشْرِ رِقَابٍ، وَكُتِبَتْ لَهُ مِائَةُ حَسَنَةٍ، وَمُحِيَتْ عَنْهُ مِائَةُ سَيِّئَةٍ، وَكَانَتْ لَهُ حِرْزًا مِنَ الشَّيْطَانِ يَوْمَهُ ذَلِكَ حَتَّى يُمْسِيَ، وَلَمْ يَأْتِ أَحَدٌ بِأَفْضَلَ مِمَّا جَاءَ بِهِ إِلَّا أَحَدٌ عَمِلَ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që thotë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir "(S'ka të adhuruar të denjë) e meritor (përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak) në hyjninë, zotërimin, emrat dhe cilësitë e Tij, (Atij i përket sundimi), administrimi dhe i gjithë sistemimi, (dhe lavdi) për të gjitha ato që Ai krijon dhe përcakton, (Ai ka fuqi për çdo gjë) pa asnjë pengues e as kundërshtues, dhe ajo që Ai nuk e dëshiron nuk ndodh." Pra, kushdo që e thotë këtë dhikër në një ditë dhe e përsërit njëqind herë, i shkruhet shpërblimi tek Allahu si shpërblimi i atij që i ka liruar dhjetë robër, i shkruhen me to njëqind të mira dhe gradë në Xhenet, si dhe i fshihen e i shlyhen njëqind të këqija (mëkate). Ky dhikër do të jetë për të mbrojtje, ruajtje, mburojë dhe kala nga shejtani, nga mashtrimi dhe dominimi i tij gjatë asaj dite derisa të hyjë mbrëmja me perëndimin e diellit. Askush në Ditën e Kiametit nuk do të vijë me diçka më të vlefshme se ajo me të cilën ka ardhur ai, përveç dikujt që ka vepruar (thënë) më shumë se kaq dhe ka shtuar mbi të.

Mësime nga hadithi

Vlera e fjalës së teuhidit (shehadetit) dhe madhështia e shpërblimit të saj.

Mirësia e gjerë e Allahut të Lartmadhërishëm ndaj robërve të Tij, meqë u ligjësoi atyre dhikrin e lehtë për secilin dhe caktoi për të shpërblim të madh.

Nëse e thotë këtë tehlil më shumë se njëqind herë në ditë, do ta ketë këtë shpërblim të përmendur në hadith për ato njëqind herë, dhe do të ketë shpërblim tjetër për shtesën. Kjo nuk bën pjesë te kufijtë që ndalohet të shkelen dhe t'u tejkalohet numri, dhe as te ato raste ku shtesa nuk ka vlerë apo e bën atë të pavlefshme.

Neveviu ka thënë: "Kuptimi i dukshëm i tekstit të përgjithshëm të hadithit është se këtë shpërblim të përmendur në këtë hadith e arrin ai që e thotë këtë tehlil njëqind herë gjatë ditës, qoftë përnjëherë, qoftë ndaras nëpër tubime, ose i thotë disa herë në fillim të ditës dhe pjesën tjetër në fund të saj. Porse, më e mira është që t'i thotë përnjëherë në fillim të ditës, në mënyrë që të jetë mbrojtje për të gjatë gjithë ditës së tij."

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 126) (3293).

Sahihu i Muslimit (4/ 2071) (2691).

Më shumë (2)

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (5/ 300).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (42/ 136).