“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon:
“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
فَرَضَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ زَكَاةَ الفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، عَلَى العَبْدِ وَالحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالكَبِيرِ مِنَ المُسْلِمِينَ، وَأَمَرَ بِهَا أَنْ تُؤَدَّى قَبْلَ خُرُوجِ النَّاسِ إِلَى الصَّلاَةِ.
Profeti ﷺ e bëri obligim sadakanë e fitrit pas Ramazanit. Sasia e tij është një saë, që i barazohet katër muddëve në peshë. Një mudd është sa dy grushte të mbushura të një personi mesatar me hurma apo elb, dhe është obligim për çdo musliman, qofshin të lirë apo robër, meshkuj apo femra, të vegjël apo të rritur. Kjo vlen për atë që ka mjaftueshëm mbi nevojat e ditës dhe natës për veten dhe për ata që përkujdeset. Profeti ﷺ urdhëroi që kjo të jepet para se njerëzit të dalin për faljen e namazit të Bajramit.
Sadakaja e fitrit në Ramazan duhet të jepet në emër të të vegjëlve dhe të mëdhenjve, të lirëve dhe robërve. Ajo i besohet kujdestarit dhe zotërisë (pronarit). Burri duhet ta japë atë në emër të vet, fëmijëve të tij dhe atyre që është i obliguar t’i furnizojë.
Nuk është obligim të jepet sadakaja e fitrit në emër të fetusit (foshnjës në bark), por është e preferuar.
Sqarimi i asaj që duhet të jepet si sadaka e fitrit dhe se ajo është nga ushqimi bazë i zakonshëm i njerëzve.
Është obligim që të jepet para namazit të Bajramit, më së miri në mëngjesin e ditës së Bajramit, dhe është e lejuar që të jepet një apo dy ditë para Bajramit.
Sahihu i Buhariut (2/ 130) (1503).
Sahihu i Muslimit (2/ 679) (986).
Më shumë (6)
تيسير العلام.
لعبد الله البسام (ص309).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.
لابن عثيمين (3/ 406).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 249).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (5)
- أسئلة وأجوبة عن شهر رمضان للصغار، ولا يستغني عنها الكبار«فَرَضَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم زَكَاةَ الْفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، عَلَى الْعَبْدِ وَالْحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالْأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالْكَبِيرِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ»
- المختصر في أحكام زكاة الفطر وصلاة العيد(فَرَضَ رَسُولُ اللهِ ﷺ زَكَاةَ الفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرِ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ عَلَى العَبْدِ وَالحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالْأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالكَبِيرِ مِنَ المُسْلِمِينَ)
- المناهج التعليمية - الصف السادسالمناهج الدراسية - الفقه - الصف السادس «فَرَضَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ زَكَاةَ الْفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ، عَلَى الْعَبْدِ وَالْحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالْأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالْكَبِيرِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ»[13].
- مجموعة زاد الفقه (2)الفقه للمستوى الثاني ( مجموعة زاد )«فرض رسول اﷲ صلى الله عليه وسلم صدقة الفطر من رمضان صاعًا من تمر، أو صاعًا من شعير، على العبد والحر، والذكر والأنثى، والصغير والكبير من المسلمين».
- مشروع المنهج التعليميمادة الفقه مستوى 3«فَرَضَ رسول الله صلى الله عليه وسلم زَكَاةَ الفِطْرِ صَاعًا مِنْ تَمْرٍ، أَوْ صَاعًا مِنْ شَعِيرٍ عَلَى العَبْدِ وَالحُرِّ، وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى، وَالصَّغِيرِ وَالكَبِيرِ مِنَ المُسْلِمِينَ، وَأَمَرَ بِهَا أَنْ تُؤَدَّى قَبْلَ خُرُوجِ ا