Skip to content

Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.

«أَحَبُّ الْبِلَادِ إِلَى اللهِ مَسَاجِدُهَا، وَأَبْغَضُ الْبِلَادِ إِلَى اللهِ أَسْوَاقُهَا».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi se vendet më të dashura tek Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm janë xhamitë, sepse ato janë shtëpitë e adhurimeve dhe themeli i tyre është devotshmëria. Ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet, sepse ato zakonisht janë vende të hiles, mashtrimit, kamatës, betimeve të rreme, mosmbajtjes së premtimit dhe shmangies nga përmendja e Allahut.

Mësime nga hadithi

Shenjtëria e xhamive dhe pozita e tyre e lartë, sepse ato janë shtëpi në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.

Inkurajimi për të qëndruar në xhami dhe për të shkuar shpesh në to, në kërkim të dashurisë së Allahut të Lartësuar dhe kënaqësisë së Tij, si dhe për të pakësuar shkuarjen në tregje, përveçse për nevojë, për të shmangur rënien në shkaqet e zemërimit.

Neveviu ka thënë: "Xhamitë janë vendi i zbritjes së mëshirës, ndërsa tregjet janë e kundërta e tyre."

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 464) (671).

Më shumë (8)

نزهة المتقين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 1250).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (3/ 305).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (6/ 655).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (21/ 526).