Skip to content

O Allah, mos ma bëj varrin idhull

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."

«اللهم لا تجعل قبري وثنًا، لعن الله قومًا اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد».

Transmeton Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i bëri lutje Zotit të tij që të mos ia bëjë varrin sikurse idhull që njerëzit e adhurojnë duke e madhëruar dhe duke pasur përballë e duke i bërë sexhde. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Zoti i ka larguar dhe dëbuar nga mëshira e Tij ata që i kanë marrë varret e profetëve faltore, sepse marrja e tyre si faltore është shkak për t'i adhuruar dhe për të besuar në to.

Kuptimet e fjalëve

وثنًا: والوثن كل ما عبد من دون الله كالقبور والأشجار والحيطان والأحجار ونحوِها.

Mësime nga hadithi

Tejkalimi i kufirit legjitim në raport me varret e profetëve dhe të devotshmëve bën që ata të adhurohen në vend të Allahut, andaj duhet pasur kujdes nga mjetet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).

Nuk lejohet t'i synosh varret (me vizitë) për t'i nderuar dhe për të bërë adhurim tek ato, sado afër Allahut të Lartësuar (me pozitë) të jetë i varrosuri.

Është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre.

Është e ndaluar falja e namazit te varret, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore - xhami, përveç namazit të xhenazes, së cilës nuk i është falur namazi (në xhami, bën t'i falet aty).

Referencat

Musnedi i Ahmedit (12/ 314) (7358).

Më shumë (12)

فتح المجيد شرح كتاب التوحيد.

لعبد الرحمن التميمي (1/ 434).

القول المفيد على كتاب التوحيد.

لمحمد بن عثيمين (1/ 434).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص178).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص194).

التمهيد لشرح كتاب التوحيد.

لصالح آل الشيخ (ص51).

مشكاة المصابيح.

للتبريزي (1/ 234).