“Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِامْرَأَةٍ مِنَ الْأَنْصَارِ سَمَّاهَا ابْنُ عَبَّاسٍ فَنَسِيتُ اسْمَهَا: «مَا مَنَعَكِ أَنْ تَحُجِّي مَعَنَا؟» قَالَتْ: لَمْ يَكُنْ لَنَا إِلَّا نَاضِحَانِ فَحَجَّ أَبُو وَلَدِهَا وَابْنُهَا عَلَى نَاضِحٍ وَتَرَكَ لَنَا نَاضِحًا نَنْضِحُ عَلَيْهِ، قَالَ: «فَإِذَا جَاءَ رَمَضَانُ فَاعْتَمِرِي، فَإِنَّ عُمْرَةً فِيهِ تَعْدِلُ حَجَّةً».
Kur Profeti ﷺ u kthye nga Haxhi Lamtumirës, i tha një gruaje prej ensareve që nuk e kishte kryer haxhin: "Çfarë të pengoi të bësh haxhin me ne?" Ajo u arsyetua se ata si familje kishin dy deve, kështu që bashkëshorti dhe djali i saj e bënë haxhin me njërën prej tyre, kurse tjetrën e la se i duhej familjes për të nxjerrë ujë me të nga pusi. Kësisoj Profeti ﷺ i tregoi se shpërblimi i kryerjes së umres në muajin e Ramazanit ka shpërblim të njëjtë me kryerjen e haxhit.
Vlera e umres në muajin e Ramazanit.
Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin në aspektin e shpërblimit, e jo në lirimin nga obligimi i haxhit.
Shpërblimi i veprave shtohet atëherë kur koha ka vlerë, e të kësaj natyre janë edhe veprat në Ramazan.
Sahihu i Buhariut (3/ 19) (1863).
Sahihu i Muslimit (2/ 917) (1256).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 403).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمصطفى الخِن وغيره (2/ 896).
المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.
للنووي (9/ 2).