Skip to content

Nuk do të shpëtojë një popull që për udhëheqëse kanë zgjedhur një femër.

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Nuk do të shpëtojë një popull që për udhëheqëse kanë zgjedhur një femër.”

«لَنْ يُفْلِحَ قَوْمٌ وَلَّوْا أَمْرَهُمُ امْرَأَةً».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se nuk ka për të arritur atë që kërkon ai popull, nëse ia beson dhe i jep udhëheqjen një gruaje, qoftë kjo në gjyqësor, në udhëheqje të përgjithshme apo në ministri.

Mësime nga hadithi

Gratë nuk e marrin përsipër udhëheqjen, as gjykimin mes njerëzve, dhe as të ngjashme me to nga kujdestaritë e përgjithshme. Ndërsa për çështjet e veçanta, si kujdestaria e një vakëfi apo e jetimëve, ose drejtimi i një shkolle, e të ngjashme me to, nuk ka pengesë.

Sqarimi i mangësisë dhe dobësisë së gruas, dhe se ajo nuk merr pjesë bashkë me burrin në udhëheqjet e përgjithshme, si dhe fakti që marrja e një pozite të tillë prej saj është shkak për mossukses.

Allahu e ka krijuar femrën dhe i ka dhënë asaj një natyrë që ndryshon nga natyra e mashkullit; pra, ekzistojnë disa gjëra që nuk është e përshtatshme t'i kryejë femra për shkak të natyrës së saj të veçantë, ashtu siç ka edhe gjëra që nuk është e përshtatshme t'i kryejë mashkulli për shkak të natyrës së tij të veçantë.

Shpëtimi i mohuar: është shpëtimi në gjuhën e fesë, që është arritja e të mirave në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Lulëzimi i pushtetit nuk do të thotë domosdoshmërisht se populli ka arritur kënaqësinë e Allahut, dhe kush nuk është në bindje ndaj Allahut, nuk është prej të shpëtuarve, edhe nëse në pamje të parë duket se është në gjendjen më të mirë në çështjet e kësaj jete.

Në këtë hadith nuk ka nënvlerësim për gruan, por ai është një udhëzim i aftësive të saj, një udhëzim i saktë dhe i përshtatshëm për të.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 8) (4425).

Më shumë (13)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري.

لبدر الدين العيني (14/ 210).

أعلام الحديث (شرح صحيح البخاري) لأبي سليمان الخطابي (3/ 1787).

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (7/ 183).

فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (2/ 268).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (3/ 441).

ذخيرة العقبى في شرح المجتبى.

للولوي (1/ 82).

كشف المشكل من حديث الصحيحين.

لابن الجوزي (2/ 16).