Allahu me këtë vepër e futi atë në Xhenet, - ose ka thënë: - me këtë vepër e liroi nga Zjarri.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Një grua e varfër më erdhi me dy vajzat e saj dhe unë ia dhashë tri hurma. Ajo secilës i dha nga një hurmë. Teksa ajo hurmën e mbetur e ngriti te goja për ta ngrënë, të bijat ia kërkuan hurmën për ta ngrënë, kështu që ajo hurmën që donte ta hante e ndau përgjysmë, për të dyja vajzat. Mua më mahniti gjesti i saj, andaj veprën e saj ia tregova të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili tha: “Allahu me këtë vepër e futi atë në Xhenet, - ose ka thënë: - me këtë vepër e liroi nga Zjarri.”
جَاءَتْنِي مِسْكِينَةٌ تَحْمِلُ ابْنَتَيْنِ لَهَا، فَأَطْعَمْتُهَا ثَلَاثَ تَمَرَاتٍ، فَأَعْطَتْ كُلَّ وَاحِدَةٍ مِنْهُمَا تَمْرَةً، وَرَفَعَتْ إِلَى فِيهَا تَمْرَةً لِتَأْكُلَهَا، فَاسْتَطْعَمَتْهَا ابْنَتَاهَا، فَشَقَّتِ التَّمْرَةَ الَّتِي كَانَتْ تُرِيدُ أَنْ تَأْكُلَهَا بَيْنَهُمَا، فَأَعْجَبَنِي شَأْنُهَا، فَذَكَرْتُ الَّذِي صَنَعَتْ لِرَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «إِنَّ اللهَ قَدْ أَوْجَبَ لَهَا بِهَا الْجَنَّةَ، أَوْ أَعْتَقَهَا بِهَا مِنَ النَّارِ».
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar se një grua e varfër, e cila mbante dy vajzat e saj, i kërkoi lëmoshë, kështu që ajo i dha asaj tri hurma. Gruaja i dha secilës prej vajzave të saj nga një hurmë dhe ngriti drejt gojës një hurmë për ta ngrënë, por vajzat ia kërkuan atë hurmë që ajo donte ta hante. Atëherë, ajo e ndau hurmën mes tyre. Veprimi i saj i bëri përshtypje Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ajo ia tregoi atë që bëri kjo grua Profetit ﷺ, e ai tha: Me të vërtetë, Allahu ia ka bërë asaj të detyrueshëm Xhenetin me këtë hurmë, ose e ka liruar atë përmes saj nga Zjarri.
Vlera e lëmoshës, qoftë edhe e pakët, e cila dëshmon për besimin e çiltër të besimtarit në Zotin e tij dhe për bindjen e tij në premtimin dhe mirësinë e Tij.
Mëshira e madhe e nënave për fëmijët dhe frika e tyre se mos ata humbasin.
Vlera e dhënies përparësi tjetrit para vetes, e mëshirës ndaj të vegjëlve, e shtimit të të bërit mirë dhe e butësisë ndaj vajzave, dhe se kjo është shkak për hyrjen në Xhenet dhe lirimin nga Zjarri.
Diçka e vogël nuk duhet të lihet pa u dhënë sadaka për shkak të nënvlerësimit të saj, përkundrazi, ai që jep sadaka duhet të japë atë që i mundësohet, qoftë pak apo shumë.
Kjo tregon se si ishte gjendja e shtëpive të Profetit ﷺ, si ishte jetesa e tij dhe e familjes së tij, dhe se në shtëpinë e tyre nuk kishte asgjë për t'u ngrënë, përveç një ose tri hurmave.
Sahihu i Muslimit (4/ 2027) (2630).
Më shumë (6)
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص199).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 111).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 278).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالحجاءتني مسكينة تحمل ابنتين لها، فأطعمتها ثلاث تمرات، فأعطت كل واحدة منهما تمرة، ورفعت إلى فيها تمرة لتأكلها، فاستطعمتها ابنتاها، فشقت التمرة، التي كانت تريد أن تأكلها بينهما، فأعجبني شأنها، فذكرت الذي صنعت لرسول الله صلى الله عليه وسلم فقال:
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«إنَّ اللهَ قَدْ أوْجَبَ لهَا بِهَا الجَنَّةَ، أَوْ أَعْتَقَهَا بِهَا مِنَ النَّارِ».