Skip to content

“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”

«مَنْ حَلَفَ بِالْأَمَانَةِ فَلَيْسَ مِنَّا».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi dhe paralajmëroi kundër betimit në amanet (besë), duke thënë se kush e bën këtë, nuk është prej nesh.

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar të betohesh në dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar, dhe në këtë përfshihet edhe betimi në emër të amanetit (besës), sepse kjo konsiderohet vepër e shirkut të vogël.

Amaneti përfshin nënshtrimin, adhurimin, kaparin, pasurinë dhe sigurinë.

Betimi nuk është i vlefshëm dhe as detyrues, përveç nëse bëhet në emër të Allahut të Lartësuar ose në një nga emrat apo cilësitë e Tij.

Hatabiu ka thënë: "Mospëlqimi këtu ka të ngjarë të jetë i bazuar në urdhrin e tij, që betimi të bëhet vetëm në emër të Allahut dhe cilësive të Tij, ndërsa amaneti nuk është prej cilësive të Tij, por është një nga urdhrat e Tij dhe një prej gjërave që Ai i ka bërë obligim. Prandaj ata janë të ndaluar nga ky veprim, sepse kjo nënkupton barazimin e amanetit me emrat dhe cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar."

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (5/ 155) (3253).

Musnedi i Ahmedit (38/ 82) (22980).

Më shumë (12)

نزهة المتقين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 1166).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (3/ 201).

مشكاة المصابيح.

للتبريزي (2/ 1020).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (6/ 452).

معالم السنن.

للخطابي (4/ 46).

سبل السلام.

الصنعاني (2/ 550 ).