Ishte një njeri që nuk di askënd të ishte më larg xhamisë se ai, e megjithatë nuk i shpëtonte asnjë namaz
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Ishte një njeri që nuk di askënd të ishte më larg xhamisë se ai, e megjithatë nuk i shpëtonte asnjë namaz. I thanë (ose i thashë): “Sikur të blije një gomar për t'i hipur në errësirë e në vapë të madhe!” Ai tha: “Nuk do të më gëzonte që shtëpia ime të ishte pranë xhamisë, sepse unë dua të më shkruhet ecja ime për në xhami dhe kthimi im, kur kthehem te familja ime.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Allahu t'i ka bashkuar të gjitha këto për ty.”
كَانَ رَجُلٌ لَا أَعْلَمُ رَجُلًا أَبْعَدَ مِنَ الْمَسْجِدِ مِنْهُ، وَكَانَ لَا تُخْطِئُهُ صَلَاةٌ، قَالَ: فَقِيلَ لَهُ: أَوْ قُلْتُ لَهُ: لَوْ اشْتَرَيْتَ حِمَارًا تَرْكَبُهُ فِي الظَّلْمَاءِ، وَفِي الرَّمْضَاءِ، قَالَ: مَا يَسُرُّنِي أَنَّ مَنْزِلِي إِلَى جَنْبِ الْمَسْجِدِ، إِنِّي أُرِيدُ أَنْ يُكْتَبَ لِي مَمْشَايَ إِلَى الْمَسْجِدِ، وَرُجُوعِي إِذَا رَجَعْتُ إِلَى أَهْلِي، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «قَدْ جَمَعَ اللهُ لَكَ ذَلِكَ كُلَّهُ».
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë prej ensarëve ishte njeriu me shtëpinë më të largët nga xhamia e Profetit ﷺ dhe atij nuk i shpëtonte asnjë namaz, përkundrazi, ai merrte pjesë në çdo namaz me Profetin ﷺ. Kështu, atij iu tha: "Nëse do të blije një gomar, që t'i hipje në errësirën e natës dhe në nxehtësinë e tokës gjatë ditës." Ai tha: "Nuk do të më gëzonte që shtëpia ime të ishte ngjitur me xhaminë; unë dua që Allahu të më shkruajë ecjen time për t'u falur në xhami dhe kthimin tim kur kthehem te familja ime." Fjalët e tij arritën te Profeti ﷺ dhe ai tha: “Allahu i ka bashkuar për ty të gjitha ato.”
Interesimi i madh i sahabëve për të bërë mirë, për të shtuar të mirat dhe për të fituar shpërblimin.
Neveviu ka thënë: "Në këtë (hadith) vërtetohet shpërblimi për hapat gjatë kthimit nga namazi, ashtu siç vërtetohet gjatë shkuarjes."
Këshillimi i muslimanëve ndaj njëri-tjetrit për punë të mira dhe këshillimi i tyre për mirësi, andaj, kushdo që sheh se vëllai i tij po përballet me një vështirësi, le t'i ofrojë atij këshillim për ta larguar atë.
Largësia e shtëpisë nga xhamia nuk është justifikim për ta lënë namazin me xhemat, përderisa e dëgjon ezanin.
Sahihu i Muslimit (1/ 460) (663).
Më shumë (4)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 162).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 199).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالحكان رجل لا أعلم رجلا أبعد من المسجد منه، وكان لا تخطئه صلاة، فقيل له: لو اشتريت حمارا تركبه في الظلماء، وفي الرمضاء، قال: ما يسرني أن منزلي إلى جنب المسجد، إني أريد أن يكتب لي ممشاي إلى المسجد، ورجوعي إذا رجعت إلى أهلي فقال رسول الله صلى ال
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 1 «قَدْ جَمَعَ الله لَكَ ذلِكَ كُلَّهُ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 5«قَدْ جَمَعَ اللهُ لَكَ ذلكَ كُلَّه».