Përse Allahu nuk e pranon çdo lutje që ne ia bëjmë Atij?
- محاور التعريف بالإسلام
- الغاية من خلق الإنسان ومعنى الحياةمعنى الابتلاء
- مصدر الإجابة
- قسم المسلمين
- الباب / الفصل
- (قسم المسلمين)
السؤال
Përse Allahu nuk e pranon çdo lutje që ne ia bëjmë Atij?
الجواب
Kjo pyetje përsëritet shpesh: Nëse Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëfuqishëm, përse ndonjëherë i lutemi dhe nuk gjejmë përgjigje të drejtpërdrejtë për atë që kërkojmë? A nuk bie kjo në kundërshtim me mëshirën e Tij dhe premtimin e Tij për dhënien e përgjigjes?
E para: Allahu ka premtuar se do të përgjigjet.
Ai thotë:
"Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua..."
(El Bekare, 21)
Allahu nuk e thyen premtimin që jep, por përgjigjja e Tij vjen në atë formë që ka mirësi për robin, e jo gjithmonë sipas dëshirës së tij. Ndodh që njeriu të kërkojë diçka në të cilën gjendet shkatërrimi i tij, ndërsa Allahu e di më së miri se çfarë është e dobishme për të. Allahu i Lartësuar thotë:
"Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju."
Së dyti: format e përgjigjes ndaj duasë (lutjes) janë të shumta.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka sqaruar se lutja nuk refuzohet, por ajo merr njërën nga tri format e cekura në hadithin e mëposhtëm:
"Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tri gjëra: ose do t’ia pranojë lutjen së shpejti, ose do ta rezervojë për të në botën tjetër, ose do të largojë prej tij një të keqe të barabartë me lutjen."
Andaj, çdo lutje pranohet, por përgjigja mund të jetë përmes dhënies, largimit të një dëmi, ose rezervimit të shpërblimit për në botën tjetër.
Së treti: lutja është adhurim para se të jetë kërkesë.
Kur besimtari ngre duart për t'u lutur, ai në të vërtetë shpreh përuljen dhe nevojën që ka për Zotin e tij. Kjo në vetvete është një adhurim i madh për të cilin ai shpërblehet, pavarësisht nëse e sheh menjëherë efektin e lutjes apo jo. Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Lutja është vetë adhurimi." (Ebu Davudi 1479)
Muslimani nuk humbet kurrë me lutjen, përkundrazi, ai është në adhurim të vazhdueshëm.
Së katërti: vonimi i përgjigjes mund të jetë diçka e mirë për njeriun.
Allahu ndonjëherë e vonon pranimin e lutjes për të sprovuar durimin e njeriut, ose për t'ia shtuar atij lidhjen me Të, ose për t'i dhënë një mirësi më të madhe se ajo që ka kërkuar. Sa e sa njerëz i kanë kërkuar Allahut një rizk të caktuar e Ai nuk ua ka dhënë, por më pas u ka dhënë në vend të tij atë që është më e mirë për ta në fe dhe në këtë botë.
Si përfundim: fakti që njeriu nuk e merr atë për të cilën është lutur nuk nënkupton se Allahu nuk i është përgjigjur, por nënkupton se Allahu i është përgjigjur në mënyrën më të përsosur, për një urtësi që Ai e di. Andaj, besimtari është i bindur se çdo lutje e ka një efekt: ose përgjigje e menjëhershme, ose shpërblim i rezervuar, ose sprovë e larguar. Kështu, lutja bëhet derë e mëshirës dhe e qetësisë, e jo derë e dyshimit dhe e vërejtjes.
المصدر
ملاحظات
--