25 : 17
وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَقُولُ ءَأَنتُمۡ أَضۡلَلۡتُمۡ عِبَادِي هَٰٓؤُلَآءِ أَمۡ هُمۡ ضَلُّواْ ٱلسَّبِيلَ
Ditën, kur Ai t’i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t’u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”
Explanation & meanings · 1
- “ata që i adhuronin”: Sipas Taberiut, nuk bëhet fjalë për idhujt në përgjithësi, por për krijesa që janë adhuruar si zota, pa dëshirën e tyre, si p.sh. engjëjt, që arabët paganë i quanin si “bijat e Allahut”, Uzejri, që u quajt si “bir i Zotit” nga hebrenjtë, Isai (a.s.), që u quajt si “bir i Zotit” nga të krishterët etj.