Skip to content
النَّحل /

Ajet 124

16 : 124
النَّحل Ajete 128
16 : 124

إِنَّمَا جُعِلَ ٱلسَّبۡتُ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِۚ وَإِنَّ رَبَّكَ لَيَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.

Explanation & meanings · 1
  1. Tradita islame tregon se, në lashtësi, dita e vërtetë e kremtes fetare ka qenë dita e premte. Pikërisht në këtë ditë, Allahu i Madhërishëm pranoi pendimin e Ademit. “Sabati”, dita e pushimit absolut për hebrenjtë, u caktua nga Allahu në një mënyrë të tillë të ashpër, si ndëshkim për bijtë e Israilit, sepse kishin kundërshti në lidhje me të premten. Të krishterët kremtuan të dielën, si gjoja dita e ringjalljes së Isait, birit të Merjemes. Ndërsa Islami e riktheu kremten e ditës së premte, por me dimensionin shpirtëror të namazit të përbashkët të xhumasë. Ndërkaq, veprimtaritë e tjera të ligjshme në këtë ditë, janë të lejuara.