Skip to content
يُونس /

Ajet 93

10 : 93
يُونس Ajete 109
Sure · يُونس
Shqip · Nahi
10 : 93

وَلَقَدۡ بَوَّأۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مُبَوَّأَ صِدۡقٖ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ فَمَا ٱخۡتَلَفُواْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقۡضِي بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Ne i vendosëm bijtë e Israilit në një vend të mirë të dhe u dhamë ushqim të këndshëm. Ata nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi dituria. Me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit në lidhje me përçarjet e tyre.

Explanation & meanings · 1
  1. Sipas interpretimit klasik, “dituria” është Kurani. Profecia që i zbriti Muhamedit (a.s.), i përçau bijtë e Israilit. Një pjesë e njohu atë si Profetin e lajmëruar në Shkrimet e Shenjta dhe e ndoqi. Ndërsa një pjesë tjetër, edhe duke e njohur si Profetin e paralajmëruar, e refuzoi dhe e luftoi atë. Një interpretim tjetër thekson se vargu i referohet mospajtimeve të shumta dogmatike që ekzistonin ndërmjet hebrenjve, kështu që në këtë rast, “dituria” do të ishte Teurati.