Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

86 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (53)
"A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj dhe më të lartë për ju në pozitë; më të mirë për ju se shpenzimi i arit dhe argjendit dhe më të mirë për ju sesa të përballeni me armikun tuaj: t'u mëshoni në qafat e tyre dhe t'ju mëshojnë në qafat tuaja?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Përkujtimi i Allahut të Lartësuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. Gjithashtu atë që e thotë këtë në mëngjes tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje." Eban ibën Othmanin e godit paraliza, kësisoj njeriu që e kishte dëgjuar këtë hadith prej tij e shikoi (me habi). Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon ashtu? Pasha Allahun, nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ, por ditën kur më goditi kjo që më goditi, isha i zemëruar dhe e harrova ta thosha këtë lutje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.