Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (57)
"Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيالشركموضوعات الحديثأهمية التوحيد، السحر، الكهانة والعرافة والتنجيم وإتيان من يتلبس بهذه المنكراتمحاور التعريف بالإسلامبطلان الشرك وصوره
se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"
Isnadi hasen رواه ابن ماجه والنسائي في الكبرى وأحمد
التصنيف الشرعيآداب الكلام والصمت، الغلو في الأنبياء، توحيد الألوهية، الشركموضوعات الحديثحفظ اللسان، أهمية التوحيد، الشرك بالله وأقسامهمحاور التعريف بالإسلامبطلان الشرك وصوره، الغلو في الأنبياء
"Mëngjesin e Akabesë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ndërsa qëndronte mbi devenë e tij, më tha: ‘Kap disa guralecë për mua!’ Unë kapa për të shtatë guralecë të vegjël sa gurët që përdoren për të qëlluar. Ai i shkundi ato në dorën e tij dhe tha: ‘Si këta gurët përdorni për të hedhur!’ Mandej, ai tha: ‘O njerëz, ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan nga ekstremizmi në fe!’”
Sahih Transmetojnë Ibn Maxhe, Nesaiu dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيصفة الحج، الغلو والتطرفموضوعات الحديثصفة الحج
"I Dërguari i Allahut ﷺ nuk luftoi kurrë asnjë popull, derisa t'i ftonte ata."
Sahih Transmetojnë Ahmedi dhe Bejhekiu.
التصنيف الشرعيأحكام ومسائل الجهاد وآدابه
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيالرقية الشرعية وأحكامها
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Hasen bi shevahidihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيصفة الصلاة، أذكار الصلاةموضوعات الحديثالدعاء، سنن الصلاة، صفة الصلاة
"Me të vërtetë, Allahu i Lartmadhëruar ka shpallur: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është jobesimtar i vërtetë.” (El Maide, 44] dhe “...ai është i padrejtë i vërtetë.” (El Maide, 45) dhe “...ai është jashtë rrugës së Zotit.” (El Maide, 47) Ai tha se Ibn Abasi ka thënë: "Allahu i shpalli këto për dy fise prej hebrenjve, njëri prej të cilëve e kishte nënshtruar tjetrin në kohën e padijes (xhahilijetit), derisa u pajtuan dhe ranë në ujdi që për çdo të vrarë nga fisi i nënshtruar prej atij të fortë, dëmshpërblimi i gjakut të ishte pesëdhjetë barrë (uesk), ndërsa për çdo të vrarë nga fisi i fortë prej atij të nënshtruar, dëmshpërblimi i gjakut të ishte njëqind barrë. Ata vepruan kështu derisa Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, dhe të dyja fiset u përulën pas ardhjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ në atë kohë ende nuk kishte ngadhënjyer, nuk i kishte nënshtruar nën sundimin e tij dhe ishte në marrëveshje paqeje me ta. Më pas, fisi i nënshtruar vrau një person nga fisi i fortë, dhe fisi i fortë i dërgoi fjalë fisit të nënshtruar: "Na dërgoni njëqind barrë!" Por fisi i nënshtruar u përgjigj: "A ka ndodhur ndonjëherë mes dy fiseve, që kanë fe të njëjtë, prejardhje të njëjtë dhe vend të njëjtë, që dëmshpërblimi i njërës palë të jetë sa gjysma e tjetrës? Ne jua jepnim këtë vetëm për shkak të shtypjes suaj ndaj nesh dhe nga frika prej jush. Kurse tani që ka ardhur Muhamedi, ne nuk jua japim më atë!" Kështu, lufta gati sa nuk shpërtheu mes tyre, por pastaj u pajtuan që ta bënin të Dërguarin e Allahut ﷺ gjykatës mes tyre. Më pas, fisi i fortë u mendua dhe tha: "Betohemi në Allahun, Muhamedi nuk do t'ju japë juve prej tyre dyfishin e asaj që u jep atyre prej jush. Dhe ata vërtet kishin të drejtë; ata nuk na e jepnin këtë përveçse nga shtypja jonë dhe nënshtrimi i tyre. Prandaj dërgoni fshehurazi te Muhamedi dikë që t'ju zbulojë mendimin e tij: nëse ai ju jep atë që dëshironi, pranojeni për gjykatës, por nëse nuk jua jep atë, bëni kujdes dhe mos e pranoni." Kështu, ata dërguan fshehurazi te i Dërguari i Allahut ﷺ disa njerëz prej hipokritëve për të mësuar për ta mendimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kur ata erdhën te i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu e njoftoi të Dërguarin e Tij për gjithë çështjen e tyre dhe atë që dëshironin, andaj Allahu i Lartmadhëruar shpalli: “O i Dërguar, mos u pikëllo për ata që ngarendin drejt mosbesimit, prej atyre që thonë: ‘Ne besojmë’...” (El Maide, 41) deri te Fjala e Tij: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është jashtë rrugës së Zotit.” (El Maide, 47) Më pas, ai (Ibn Abasi) tha për të dyja (fiset): "Për Allahun, për to kanë zbritur, dhe pikërisht ato të dyja kishte për qëllim Allahu i Lartmadhëruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
التصنيف الشرعيأسباب النزول