Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

35 nga 841 kartela

Hiq filtrat
Filter

Grada e hadithit

"Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij."
Sahih Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيفضل الوضوءموضوعات الحديثأحكام الوضوء
"Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصفة الغسلموضوعات الحديثأحكام الغسل
se një burrë mori abdes dhe e la një pjesë në këmbën e tij sa një thua pa e larë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e pa dhe i tha: "Kthehu dhe merr abdes mirë!" Ai e përmirësoi abdesin dhe pastaj u fal.
Sahih bi shevahidi Transmeton Muslimi.
التصنيف الشرعيأركان الوضوء، صفة الوضوءموضوعات الحديثأحكام الوضوء
"Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë."
Sahih Transmeton Buhariu.
التصنيف الشرعيسنن وآداب الوضوء، صفة الوضوءموضوعات الحديثأحكام الوضوء
"Shkurtojini mustaqet dhe lëshojini mjekrat!"
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيسنن الفطرة والسواكموضوعات الحديثسنن الفطرة
“Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصفة الوضوءموضوعات الحديثأحكام الوضوء
"Më dërgoi Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) për një nevojë dhe u bëra xhunub, dhe ngaqë nuk gjeta ujë u rrokullisa në dhe ashtu siç rrokulliset kafsha. Kur u ktheva te Profeti (paqja qoftë mbi të!), ia përmenda atë që bëra dhe ai më tha: "Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيصفة التيممموضوعات الحديثأحكام التيمم
"Unë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të!) laheshim në të njëjtën enë, ndërkohë që ishim të dy xhunubë. Kur isha me cikël, ai më urdhëronte të vishesha nga brezi e poshtë dhe mandej ai flinte me mua Ai e nxirrte kokën në kohën që ishte në itikaf dhe unë ia laja, ndërkohë që isha me cikël.
Sahih Muttefek alejhi
التصنيف الشرعيالحيض والنفاس والاستحاضة، أحكام الغسل، الاعتكاف، العشرة بين الزوجينموضوعات الحديثالاعتكاف، أحكام الغسل، أحكام الحيض والنفاس