Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Ne jemi të fundit nga popujt dhe të parët që do të japin llogari. Do të thuhet: "Ku është populli analfabet dhe profeti i tij?" Prandaj, ne jemi të fundit (në këtë botë), por të parët (në botën tjetër).”
Sahih Transmeton Ibn Maxhe.
"Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra (me mëkatet e tij), ku madhësia e secilit regjistër është aq sa shikon syri. Pastaj (Allahu) thotë: "A mohon diçka prej tyre? A të kanë bërë padrejtësi (melekët) e Mi shkruajtës e ruajtës?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj (Allahu) i thotë: "A ke arsyetim?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Atëherë (Allahu) i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." (Allahu) thotë: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri thotë: "O Zot, e çfarë është kjo skedë përballë gjithë këtyre regjistrave?!" (Allahu) thotë: "Ty nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me mëkate) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër të saj dhe fluturojnë regjistrat e rëndon skeda, dhe se nuk peshon me emrin e Allahut asgjë."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!", (Et Tekathur, 8) thashë: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë kënaqësish do të pyetemi, kur ato janë vetëm dy të zezat: hurma dhe uji?" Profeti ﷺ tha: "Kjo do të ndodhë."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, si do të zhduket dituria kur ne lexojmë Kuran dhe ua mësojmë atë fëmijëve tanë, e ata ua mësojnë atë fëmijëve të tyre (e kështu me radhë) deri në Ditën e Kiametit?" Ai tha: "Mos të të pastë nëna, o Zijad! Mendoja se je njeriu më i ditur në Medinë. Vallë, hebrenjtë dhe të krishterë a nuk e lexojnë Tevratin dhe Ungjillin, por nuk veprojnë sipas ndonjë gjëje që gjendet aty?!"
Sahih li gajrihi Transmeton Ibn Maxhe.