Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

73 nga 841 kartela

Hiq filtrat
se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devotshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
“Vërtet Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve, duke thënë: “O të dërguar! Hani të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Kuran, 23:51) Si dhe: “O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Kuran, 2:172) Pastaj, (Profeti) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur, kishte ngritur duart lart duke thënë: 'O Zot! O Zot!' Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Allahu do ta kapë Tokën, ndërsa qiejt do t'i palosë me të Djathtën e Tij, pastaj do të thotë: "Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?”
Sahih Muttefek alejhi
"Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët, duke u thënë: "O të dërguar! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju!" (El Muminun, 51) Po ashtu ka thënë: "O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që jua kemi dhuruar." (El Bekare, 172) Pastaj e përmendi njeriun, i cili është në udhëtim të gjatë, me flokë të shprishur e i pluhurosur, i ngre duart nga qielli: "O Zot! O Zot!" Mirëpo, ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshjen e ka haram, është ushqyer me haram, e si t'i përgjigjet atij?!”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Unë e dua filanin, andaj duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e Qiellit: “Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e Qiellit fillojnë ta duan atë dhe, si rrjedhojë, ai bëhet i pranueshëm edhe (te njerëzit) në Tokë. Kur Allahu e urren një rob, i thërret Xhibrilit: “Unë e urrej filanin, andaj urreje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta urrejë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e Qiellit: “Allahu e urren filanin, andaj urrejeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e Qiellit fillojnë ta urrejnë atë. Si pasojë, ai bëhet i urryer edhe (te njerëzit) në Tokë.”
Sahih Sahihu i Muslimit
“Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
Sahih Muttefek alejhi
se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu ka thënë: "Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më përgënjeshtroi kur tha: "Ai Nuk do të më rikthejë në gjendjen fillestare!" Ndërkohë që krijimi i parë nuk është më i lehtë për Mua se rikrijimi i tij. Dhe më ofendoi kur tha: "Allahu ka bërë një fëmijë" Ndërkohë që Unë jam i Vetmi dhe i Panevoji, as kam lindur e as jam i lindur dhe askush nuk është i njëjtë me Mua!"
Sahih Transmeton Buhariu.