Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

16 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër. Dhe kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim, por Allahu ia mbulon atë dhe ia fal, Allahu është më Bujar se që t'i kthehet asaj që tashmë e ka falur.”
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"O i Dërguari i Allahut! Nëna e Sadit (nëna ime) ka vdekur: cila është sadaka më e mirë (për të)?" - "Uji", - tha Profeti ﷺ. Kështu, hapi një bunar dhe tha: "Ky është për nënën e Sadit."
Hasen bi muxhmui turukihi (I mirë nëpërmjet tërësisë së rrugëve të transmetimit të tij). Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
Hasen Transmeton Ebu Davudi.
“Allahu ka caktuar për ju detyra, andaj mos i shpërfillni, ka vënë kufij, ndaj mos i tejkaloni, ka ndaluar disa gjëra, kështu që mos i shkelni, si dhe ka heshtur kundrejt disa gjërave në formë mëshire për ju, e jo për shkak të harresës, prandaj mos i gjurmoni.”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. Transmetojnë Darakutniu në Sunenin e tij dhe të tjerë.
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh. Dy gjërat obliguese janë: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti, kurse Atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri. Ndërkaq, (dy) që llogariten një për një janë: nëse dikush ka vendosur të bëjë një vepër të mirë derisa ta ndiejë atë zemra e tij dhe Allahu ta dijë këtë gjë prej tij, i shënohet një vepër e mirë, si dhe, nëse dikush ka bërë një vepër të keqe, i shënohet një vepër e keqe. Atij që bën një vepër të mirë, i vlen sa dhjetë të mira si ajo. Ndërkaq, ai që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Sa u përket njerëzve, ka të atillë që kjo botë u zgjerohet, e bota tjetër u ngushtohet; të atillë që kjo botë u ngushtohet, e bota tjetër u zgjerohet; të atillë që janë të ngushtuar në këtë botë e në botën tjetër dhe të atillë që në këtë botë dhe botën tjetër e kanë të zgjeruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë, duke u falur vetëm prapa safit (rreshtit), dhe e urdhëroi atë që ta përsëriste namazin.
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Çdo gjë që deh në sasi të madhe, edhe sasia e vogël e saj është e ndaluar.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut, por le të dalin të paparfumuara."
Hasen Transmeton Ebu Davudi.