عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
Shfaq të gjithë transmetuesit (79)
se ai i tha Ata ibn Ebu Rabahut: “A të të tregoj një grua prej banorëve të Xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Unë herë pas here alivanosem, rrjedhimisht zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Profeti ﷺ i tha: "Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Kështu, Profeti ﷺ u lut për të."
Sahih Muttefek alejhi
se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Sahih Muttefek alejhi
"Po t'u jepej t drejtë njerëzve në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
Hasen E shënon Bejhakiu dhe disa të tjerë me këtë tekst, ndërsa një pjesë gjendet në dy Sahihët.
"Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar kafshët e egra që kanë dhëmbë shqyes dhe shpendët që kanë kthetra shqyese (ngrënien e mishit të tyre)."
Sahih Transmeton Muslimi.