Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

8 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte tek unë, pranë meje kaloi Havla bint Tuvejt ibn Habib ibn Esed ibn Abduluzai, e atëherë unë thashë: “Kjo është Havla bint Tuvejti, për të cilën flitet se nuk fle natën, e në këtë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nuk fle natën?! Bëni vepra të mira aq sa mundeni, se, pasha Allahun, Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) derisa ju të mërziteni (nga veprat).”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Për çdo ditë që lind Dielli, njeriu duhet të japë sadaka (lëmoshë) për secilën nyjë të trupit. Të gjykosh me drejtësi mes dy personave është sadaka. Të ndihmosh dikë të hipë në kafshë ose t'i ngjisë plaçkat dhe sendet është sadaka. Fjala e mirë është sadaka. Çdo hap që njeriu e hedh për të shkuar në namaz është sadaka. Largimi i një pengese nga rruga është sadaka.”
Sahih Muttefek alejhi
“Profeti (paqja qoftë mbi të!) shkoi tek Ebu Talibi kur ai ishte në prag të vdekjes dhe pranë tij gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebi Umeje ibn Mugiren. Ai i tha: ‘O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah” që me këtë fjalë të ndërmjetësoj për ty tek Allahu!' Menjëherë Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeje i thanë: ‘A do të braktisësh fenë e Abdulmutalibit!’ Profeti (paqja qoftë mbi të!) vazhdoi t’ia parashtronte kërkesën e tij dhe ndërkohë ata të dy vazhdonin t’ia përsërisnin fjalët e tyre, derisa fjalët e fundit që Ebu Talibi u tha atyre ishin se ai i qëndronte fesë së Abdulmutalibit dhe refuzoi të thoshte “la ilahe il-lallah”. Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Betohem për Allahun se do të vazhdoj të kërkoj falje për ty për sa kohë që nuk më ndalohet ta bëj!' Atëherë Allahu shpalli: “Nuk i takon profetit dhe atyre që kanë besuar që të kërkojnë falje për idhujtarët.” (Teube,113) Allahu shpalli gjithashtu lidhur me Ebu Talibin dhe i tha të dërguarit të Tij: “Ti nuk udhëzon kë të duash, por Allahu është Ai që udhëzon kë të dojë.” (Kasas, 56)
Sahih Muttefek alejhi
"Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, duhet të jepet lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t'ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Teksa një ditë rrinim ulur me Profetin ﷺ në xhami, hyri një burrë hipur në deve, i cili, pasi e uli dhe e lidhi devenë, pyeti: “Cili prej jush është Muhamedi?" Profeti ﷺ ishte në mesin tonë, i mbështetur në krah. I thamë: “Ja, ky burri i bardhë (fytyrëndritur), që po rri mbështetur." O nipi i Abdulmutalibit, - iu drejtua njeriu. - “Urdhëro”, - tha Profeti ﷺ. - Do të të pyes për diçka të madhe, kështu që do të jem i rëndë në pyetje, andaj mos m'u hidhëro. - “Pyet çfarë të duash”, - i tha Profeti ﷺ. Po të bëj be në Zotin tënd dhe në të atyre para teje, a me të vërtetë Allahu të ka dërguar te të gjithë njerëzit? Profeti ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është!” - Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar t'i falësh pesë namaze gjatë ditës e natës? - “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” - Po të pyes, duke të bërë be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta agjërosh këtë muaj të vitit? - pyeti ai. “Po, betohem në Allahun se ashtu është”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. - Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta marrësh zekatin prej të pasurve tanë dhe t'ua ndash të varfërve tanë? - “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” Burri në fjalë tha: “Besova në tërë atë në të cilën ti thërret. Jam dërguar nga populli im. Unë jam Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit."
Sahih Muttefek alejhi
“Feja është e lehtë, kështu që këdo që mbingarkon vetveten në fenë e tij, feja do ta mundë. Andaj, jini mesatarë, afrojuni përsosurisë dhe përgëzohuni (për shpërblimin që ju pret). Kur merrni udhë, shfrytëzojeni mëngjesin e hershëm, pasditen dhe një pjesë të natës.”
Sahih Transmeton Buhariu.