Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat
përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!"
Sahih Transmeton Buhariu.
“Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste: 1.I martuari lavir; 2. Ai që ka vrarë dikë padrejtësisht; dhe 3. Ai që ka dalë nga feja, që njëherazi është ndarë nga xhemati (bashkësia).”
Sahih Muttefek alejhi
“Vërtet Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe ato të këqija, pastaj i ka sqaruar. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndonjë vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Mirëpo, nëse dëshiron ta bëjë atë dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime, madje ia shton deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, nëse dëshiron të kryejë ndonjë vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Por, nëse dëshiron ta kryejë atë dhe e kryen, atëherë Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre me këtë tekst.
"Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë, për të cilën ai është shpërngulur."
Sahih Këtë thënie profetike e shënojnë dy hadithologët e mëdhenj: Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibnul Mugira ibn Berdizbe el Buhariu dhe Ebul Husejn Muslim ibnul Haxhaxh ibn Muslim el Kushejri en Nejsaburiu, në Sahihët e tyre, të cilët janë librat më të saktë të përpiluar.
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu."
Sahih Muttefek alejhi
"Kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni prej saj, kurse atë që jua urdhëroj, bëjeni, aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve të tyre."
Sahih Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
“Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e vet atë që e do për veten e tij.”
Sahih Muttefek alejhi