Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

11 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Sahih Muttefek alejhi
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” - duke bërë me shenjë në gjoksin e tij tri herë. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit, muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”
Sahih Muttefek alejhi
përcjell se një njeri i tha Profetit ﷺ: "Më këshillo!" Profeti i tha: "Mos u zemëro!" Ky rikërkonte disa herë, porse Profeti gjithnjë i thoshte: "Mos u zemëro!"
Sahih Transmeton Buhariu.
"A t'ju tregoj se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej jush?" Ata heshtën, dhe ai e tha këtë tri herë. Pastaj një njeri tha: "Patjetër, O i Dërguari i Allahut, na trego se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej nesh." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Më i miri prej jush është ai prej të cilit shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit janë të sigurt, kurse më i keqi prej jush është ai prej të cilit nuk shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit nuk janë të sigurt."
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
"Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."
Hasen-sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Nëse një rob ia mbulon gabimet një robi tjetër në këtë botë, Allahu do t'ia mbulojë gabimet atij në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.