Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

110 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (48)
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Pozita më e ulët në Xhenet është kur i thuhet dikujt: “Kërko ç'të duash!” Dhe ai kërkon e kërkon, derisa t'i thuhet: “A përfundove së dëshiruari?” Ai thotë: “Po.” Atëherë i thuhet: “Ty të takon e gjithë ajo që ke dëshiruar dhe po aq.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësia është edukata e mirë, kurse mëkati është ajo që të bren në gjoks dhe nuk ke dëshirë që njerëzit ta kuptojnë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Mos kërkoni dituri për t'u mburrur para dijetarëve, as për të diskutuar me mendjelehtët, e as që të bëni vende nëpër kuvende! Kushdo që e bën këtë, Zjarri (për të është meritor), Zjarri."
Sahih Transmeton Ibn Maxhe.