Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Rregullimi i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit është shkatërruese (rruajtëse)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
"Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kur u ngrita në qiell (për tek Allahu), kalova pranë disa njerëzve që kishin thonj prej bakri, me të cilët çirrnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Unë thashë: "Kush janë këta, o Xhibril?" Ai tha: "Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve (i përgojojnë) dhe cenojnë nderin e tyre."
Hasen Transmeton Ebu Davudi.