Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

110 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
Sahih Muttefek alejhi
“M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Enesi vazhdoi: “Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ s'kishin përjetuar ndonjëherë ditë më të vështirë se kjo, saqë i mbuluan kokat dhe dënesnin me gulçim. Atëherë Omeri u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Një burrë i pranishëm u ngrit dhe pyeti: “Cili është babai im?” Profeti ﷺ i tha: “Baba e ke filanin.” Pas kësaj zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)
Sahih Muttefek alejhi
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk është ngopur me ushqim gruri tri net radhazi, që kur erdhi në Medinë e derisa ndërroi jetë."
Sahih Muttefek alejhi
"I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Rabi gfir li hatieti ve xhehli, ve israfi fi emri kulihi, ve ma Ente alemu bihi mini! Allahumme, igfir li hatajaje ve amdi, ve xhehli ve xhiddi ve hezli, ve kul-lu dhalike indi! Allahumme, igfir li ma kaddemtu ve ma ahhartu, ve ma esrartu ve ma alentu; Entel mukadimu ve Entel muahhiru, ve Ente ala kul-li shejin kadir (Zoti im, falma mëkatin tim, paditurinë time, teprimin tim në çdo punë dhe atë që Ti e di më mirë se unë! O Allah, m'i fal gabimet e mia, ato që i bëj me qëllim, nga padituria ose ato që i bëj me shaka, se të gjitha gjenden tek unë! O Allah, m'i fal mëkatet e kaluara dhe të tashmet, të fshehurat dhe ato që i kam shfaqur! Ti je i Pari dhe i Fundit, Ti ke fuqi për çdo gjë)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”
Sahih Transmeton Muslimi.