“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.” Te Muslimi gjendet: "... por le të jetë i vendosur në lutje dhe le të kërkojë sa më shumë, sepse për Allahun nuk është e madhe çfarëdo që jep.”
«لاَ يَقُلْ أَحَدُكُمْ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي إِنْ شِئْتَ، ارْحَمْنِي إِنْ شِئْتَ، ارْزُقْنِي إِنْ شِئْتَ، وَليَعْزِمْ مَسْأَلَتَهُ، إِنَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ، لاَ مُكْرِهَ لَهُ». ولمسلم: «وَلَكِنْ لِيَعْزِمِ الْمَسْأَلَةَ وَلْيُعَظِّمِ الرَّغْبَةَ، فَإِنَّ اللهَ لَا يَتَعَاظَمُهُ شَيْءٌ أَعْطَاهُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi që lutja të kushtëzohet me diçka, edhe nëse ndërlidhet me dëshirën e Allahut, sepse është e ditur me siguri se Ai nuk fal veçse me dëshirën e Tij. Nuk ka kuptim që njeriu ta kushtëzojë lutjen e tij me dëshirën e vullnetin e Allahut, sepse ky kushtëzim vlen vetëm për dikë që mund të detyrohet të bëjë diçka kundër vullnetit të tij, gjë nga e cila Allahu është i lartësuar pafundësisht. Profeti ﷺ e sqaroi këtë në fund të hadithit, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Allahun. Për më tepër, për Allahun nuk është e madhe çfarëdo që jep. Ai nuk është i paaftë për asgjë, as nuk ekziston diçka aq e madhe sa të thuhet: “Nëse Ti do.” Kushtëzimi i lutjes me dëshirën dhe vullnetin e Allahut përbën një lloj vetëmjaftueshmërie përballë faljes së Tij. Shprehja: “Nëse Ti do të ma japësh këtë apo atë, atëherë ma jep” përdoret vetëm kur i drejtohesh dikujt që ose nuk ke nevojë për të, ose është i paaftë të ta japë. Por, kur i drejtohesh Atij që është i Plotfuqishëm dhe prej të Cilit je i varur, atëherë duhet të jesh i vendosur në kërkesën tënde, të lutesh me përulësi, të kërkosh nevojat e tua dhe të mbështetesh tek Allahu, sepse Ai është i Pavaruri, i Përkryeri dhe i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë.
Është e ndaluar që lutja të kushtëzohet me dëshirën hyjnore.
Kjo nënkupton dëlirësimin dhe lartësimin e Allahut mbi çdo gjë që nuk i takon Atij dhe shfaqjen e mëshirës së Tij të gjerë, vetëmjaftueshmërisë së plotë, bujarisë dhe dhuntisë së Tij.
Pohimi i përsosmërisë së Allahut të Lartmadhëruar.
Duhet të kemi një dëshirë të madhe për atë që është tek Allahu dhe të kemi mendim të mirë për Të.
Disa njerëz, pa e kuptuar, e kushtëzojnë lutjen me dëshirën e Allahut, si p.sh. të thonë: “Allahu të shpërbleftë me të mira, nëse do Allahu” ose “Allahu e mëshiroftë, nëse do Allahu”. Kjo nuk është e lejuar për shkak të hadithit përkatës.
Sahihu i Buhariut (9/ 140) (7477).
Sahihu i Muslimit (4/ 2063) (2679).
Më shumë (6)
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
لمحمد القرعاوي (ص410).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص368).
القول المفيد على كتاب التوحيد.
لابن عثيمين (2/ 331).