Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

34 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem dhe nuk dërgon salavat mbi mua. I poshtëruar qoftë ai njeri që e arrin muajin Ramazan e pastaj ai kalon pa iu falur mëkatet. I poshtëruar qoftë ai njeri njeri që i ka prindërit gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
“Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
kur gdhihej thoshte: "All-llahumme bike asbahna ue bike emsejna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejken-nushur - O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është ringjallja." Ndërsa kur ngrysej thoshte: "All-llahumme bike emsejna ue bike asbahna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejken-nushur - O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është kthimi." E një herë tjerë ka thënë: "... ue ilejke el mesir - dhe tek Ti është kthimi."
Hasen Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu në Sunen el-Kubra dhe Ibn Maxheh.
“Vini re! Kjo botë është e mallkuar dhe çdo gjë që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut, asaj që është në përputhje me të, dijetarit dhe kërkuesit të dijes.”
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Cilido prej jush që zgjohet në mëngjes i shëndetshëm në trupin e tij, i sigurt në shtëpinë e tij dhe ka ushqimin e ditës së tij, është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
“Atij që ha ushqim dhe thotë: "Lavdia i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time", do t’i falen mëkatet e mëparshme.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.