Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

53 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".
Sahih Transmeton Muslimi.
Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).
Sahih Muttefek alejhi
“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur hanim ushqim me Profetin ﷺ, nuk i zgjatnim duart para se i Dërguari i Allahut ﷺ të fillonte, duke e zgjatur dorën i pari. Njëherë, ishim së bashku me Profetin ﷺ dhe po hanim ushqim, kur papritmas erdhi një vajzë e vogël, sikur ta nxiste dikush, dhe ia mësyu ushqimit duke e zgjatur dorën, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ ia kapi dorën. Pas saj erdhi një beduin, e edhe ai, sikur ta nxiste dikush (ia mësyu ushqimit), prandaj ai ﷺ ia kapi dorën. I Dërguari i Allahut ﷺ pastaj tha: “Shejtani mund të hajë vetëm atë ushqim për të cilin nuk është thënë: “Bismilah”, andaj ai erdhi me këtë vogëlushe, që përmes saj të mund të hante, prandaj ia kapa dorën. Pastaj erdhi me këtë beduin, që përmes tij të mund të hante, por edhe atij ia kapa dorën. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se dora e tij (shejtanit) ishte në dorën time bashkë me dorën e saj.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Kur njeriu ta dojë vëllanë e tij (musliman), le ta lajmërojë se e do."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.