Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

50 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ nuk e refuzonte parfumin."
Sahih Transmeton Buhariu.
"I Dërguari i Allahut ﷺ po bënte itikaf në xhami, kur i dëgjoi ata duke lexuar me zë të lartë. Ai e largoi perden dhe tha: "Vini re! Secili prej jush po i lutet Zotit të tij, prandaj mos e shqetësoni njëri-tjetrin dhe mos e ngrini zërin mbi njëri-tjetrin gjatë leximit", - ose tha: "në namaz".
Sahih Transmeton Ebu Davudi.
"Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."
Sahih Muttefek alejhi
"Burri nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një burri tjetër, e as gruaja nuk duhet t'i shikojë pjesët intime të një gruaje tjetër. Dhe nuk bën që burri të futet në shtrat me një burrë tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë e as gruaja nuk bën të futet në shtrat me një grua tjetër, ose të rrijë me të nën të njëjtën rrobë".
Sahih Transmeton Muslimi.
Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).
Sahih Muttefek alejhi
“Mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të tilla, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ne në ahiret!”
Sahih Muttefek alejhi