Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

16 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Më treguan dy burra se kishin shkuar tek Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërkohë që ai po ndante lëmoshën, dhe i kërkuan prej saj. Ai ngriti shikimin drejt nesh dhe e uli, pa se ishim të fortë dhe tha: “Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
“Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”
Sahih Muttefek alejhi
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Muttefek alejhi
i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ishte në minber dhe përmendi lëmoshën, vetëpërmbajtjen dhe lypjen, tha: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep, kurse e poshtmja është ajo që lyp.”
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Allahut dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon majtas dhe, sërish, nuk sheh asgjë përveç veprave të veta. Pastaj shikon para vetes, por nuk sheh asgjë përveç Zjarrit përpara fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.”
Sahih Muttefek alejhi
“Prej dinarit që e shpenzon në rrugën e Allahut, dinarit që e shpenzon për lirimin e robit, dinarit që e jep lëmoshë për nevojtarin dhe dinarit që e shpenzon për familjen tënde, shpërblimin më të madh e ke për atë që e shpenzon për familjen tënde.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe. Kështu, ne vazhduam ta japim, derisa erdhi Muavi ibn Ebu Sufjani (nga Shami) për haxh a umre, e në atë rast u foli njerëzve nga minberi dhe, në mes tjerash, atyre u tha: “Mendoj se dy palë grushte nga ky grurë i Shamit është i barabartë me një saë hurme.” Pastaj njerëzit vepruan sipas kësaj (fjale të Muaviut). Ebu Seidi tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja për jetë, sa të jem gjallë.”
Sahih Muttefek alejhi