Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

97 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (49)
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”
Sahih Muttefek alejhi
Othman ibën Afani deshi ta rindërtojë xhaminë, por njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, kështu që parapëlqyen ta linte ashtu siç ishte, e ai u tha: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"E shihja të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dhënë selam nga e djathta dhe nga e majta, saqë ia shihja bardhësinë e faqes."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Lapsi (për shkrimin e mëkateve) është pezulluar për tre persona: për atë që është në gjumë, derisa të zgjohet; për fëmijën, derisa të hyjë në moshën e pubertetit dhe për të çmendurin, derisa t'i kthehet mendja.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në minber, një njeri e pyeti: “Çfarë na thua për namazin e natës?” Ai iu përgjigj: “E fal dy nga dy. Nëse ke frikë se po hyn agimi, e fal vetëm një rekat, duke e përmbyllur me rekat tek.” Ibn Omeri thoshte: “Përmbylleni namazin e natës me vitër (numër tek të rekateve), sepse kështu ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”
Sahih Muttefek alejhi
"Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."
Sahih Muttefek alejhi