Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

97 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (49)
"Këshilla më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur iu afrua vdekja, ishte: “Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi! Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!" I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa gjoksi i tij po gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte."
Sahih رواه النسائي في السنن الكبرى وابن ماجه
“Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
i Dërguari i Allahut ﷺ i lexoi në dy rekatet sunet të sabahut suret: Kafirun dhe Ihlas.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Profeti ﷺ (në shtëpinë e tij). Hafsa më tregoi se, kur myezini e thërriste ezanin dhe hynte sabahu, i falte dy rekate. Në një transmetim qëndron: "Profeti ﷺ i falte dy rekate pas xhumasë."
Sahih Muttefek alejhi në të gjitha transmetimet e tij.
"O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"
Sahih Transmeton Ebu Davudi.
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Kiameti nuk do të ndodhë derisa njerëzit të mburren me xhamitë.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)
Sahih Muttefek alejhi