Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

74 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"E shihja të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dhënë selam nga e djathta dhe nga e majta, saqë ia shihja bardhësinë e faqes."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në minber, një njeri e pyeti: “Çfarë na thua për namazin e natës?” Ai iu përgjigj: “E fal dy nga dy. Nëse ke frikë se po hyn agimi, e fal vetëm një rekat, duke e përmbyllur me rekat tek.” Ibn Omeri thoshte: “Përmbylleni namazin e natës me vitër (numër tek të rekateve), sepse kështu ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“Sikur ta dinin njerëzit çfarë shpërblimi përmban ezani dhe safi i parë, e për këtë të mos u mbetej asnjë zgjidhje tjetër, përveçse duke hedhur short mes vete, atëherë do ta bënin. Po ashtu, sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka vajtja herët për namaz, do të garonin për të. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i Jacisë dhe ai i Sabahut, do të shkonin për t'i falur, qoftë dhe këmbadoras .”
Sahih Muttefek alejhi
"Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."
Sahih Muttefek alejhi
disa burra erdhën te Sehël ibën Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe filluan të debatonin rreth minberit (të Profetit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar, andaj e pyetën atë për këtë çështje. Ai u tha: "Betohem në Allahun se unë e di mirë se prej çfarë materiali ka qenë i punuar. E kam parë kur është vendosur këtu për herë të parë dhe kur është ulur në të i Dërguari i Allahut ﷺ për herë të parë. Ai porositi një grua ensare, - së cilës Sehli ia përmendi emrin (por Ebu Hazimit nuk i kujtohej): - “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hip në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.” Ajo e urdhëroi shërbëtorin e vet, i cili ia ndërtoi (minberin) prej drurëve të Gabës, pastaj e solli. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendosej këtu. Më vonë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke u falur në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Sahih Muttefek alejhi
“Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Sahih Muttefek alejhi
“Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj, Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (El Isra, 78)
Sahih Muttefek alejhi