Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

55 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?" Profeti ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet më parë, pastaj laju dhe falu.”
Sahih Muttefek alejhi
"Vajta te Safvan ibn Asal Muradiu për ta pyetur rreth mes'hut mbi meste. Ai më tha: “Çfarë të ka sjellë, o Zirr?” Unë i thashë: “Kërkimi i dijes.” Ai tha: “Me të vërtetë, melekët i ulin krahët e tyre për kërkuesin e dijes, në shenjë kënaqësie për atë që ai kërkon.” Unë i thashë: “Më brente në gjoks çështja e mes'hut mbi meste pas nevojës së madhe dhe urinimit, e meqë ti je një prej shokëve të Profetit ﷺ, erdha të të pyes: a e ke dëgjuar atë të përmendë diçka rreth kësaj?” Ai tha: “Po. Kur ishim në udhëtim – ose udhëtarë – ai na urdhëronte që të mos i hiqnim mestet tona për tri ditë dhe netët e tyre, përveçse në rast të gjendjes së xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), por jo për shkak të nevojës së madhe, urinimit apo gjumit.” Unë i thashë: “A e ke dëgjuar të përmendë diçka rreth dashurisë?” Ai tha: “Po, ishim në një udhëtim bashkë me Profetin ﷺ dhe, ndërsa ishim pranë tij, një beduin e thirri atë me një zë të lartë: "O Muhamed!" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj me një zë po aq të lartë: "Ja ku jam!" Ne i thamë atij (beduinit): "Mjerë ti, ule zërin, se je pranë Profetit ﷺ dhe kjo të është ndaluar!" Ai tha: "Betohem në Allahun se nuk do ta ul!" Më pas, beduini tha: "Një njeri i do disa njerëz, por ende nuk u është bashkuar atyre (me vepra)." Profeti ﷺ tha: "Njeriu do të jetë me atë që do në Ditën e Kiametit." Dhe ai vazhdoi të na fliste derisa përmendi një portë nga ana e perëndimit, gjerësia e së cilës është sa një rrugëtim – ose një kalorës udhëton në gjerësinë e saj – për dyzet ose shtatëdhjetë vjet."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ pastrohej nga xhunubllëku, së pari fillonte me duart, pastaj merrte abdes sikurse për namaz, pastaj lahej: shpupurishte flokët me dorë (që të depërtonte uji) e, kur sigurohej se kishte larë lëkurën e kokës, i hidhte ujë kokës tri herë dhe, më pas, e pastronte tërë trupin me ujë." Vazhdon e thotë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ laheshim nga një enë e përbashkët, nga e cila merrnim ujë së bashku."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."
Sahih Muttefek alejhi
“Çdo musliman që merr abdes me përsosuri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, i përqendruar në të me zemër dhe trup, e meriton hyrjen në Xhenet.” Thashë: “Sa e bukur kjo!” Sakaq dikush nga mbrapa më tha: “Para kësaj ishte një edhe më e mirë.” Kur shikova, pashë Omerin. Ai më tha: “Të pashë se erdhe tash vonë." Pejgamberi ﷺ tha: “Secili që merr abdes me përsosuri, pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyjë nga cila të dojë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Xheriri urinoi, pastaj mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij. I thanë: "Kështu vepruake?" Ai u përgjigj: "Po, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke urinuar, i cili pastaj mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij." Ameshi tregon se Ibrahimi ka thënë: "Atyre u pëlqente ky hadith, sepse pranimi i Islamit nga Xheriri kishte ndodhur pas zbritjes së sures el Maide."
Sahih Muttefek alejhi