Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

55 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”
Sahih Muttefek alejhi
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument pro ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten, duke e liruar atë, ose do ta shkatërrojë."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në nevojtore, unë dhe një djalosh tjetër, moshatar imi, ia mbanim shkopin dhe kovën e ujit, me të cilën pastrohej.”
Sahih Muttefek alejhi
"Teksa po ktheheshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Meka në Medinë, kaluam pranë ujit përgjatë rrugës. Në kohën e ikindisë, një pjesë e njerëzve nxituan dhe morën abdes me nguti. Kur arritëm tek ata, pamë se thembrat i kishin pasur të terura dhe nuk ua kishte përshkuar uji. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”
Sahih Muttefek alejhi
Humrani, i çrobëruari i Othmanit, tregon se pa Othmanin teksa kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën dhe duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës dhe, fare në fund, lau secilën këmbë nga tri herë. Pastaj tha: "E kam parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj tha: “Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ e ka ndaluar pastrimin me bajgë ose kockë dhe ka thënë: “Ato të dyja nuk pastrojnë.”
Sahih Transmeton Darakutniu.
"Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Zotin."
Sahih Transmetojnë Nesaiu dhe Ahmedi.