Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

55 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!" Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv e shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”
Sahih Muttefek alejhi
“Nëse dikush ndien diç (gazra) në bark, gjë që i ngjall dyshime nëse ka lëshuar ndonjë gaz apo jo, assesi të mos dalë nga xhamia pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish."
Sahih Muttefek alejhi
E pyeta Aishen dhe i thashë: "Përse gruaja me menstruacione kompenson agjërimin dhe nuk kompenson namazin?" Ajo tha: "A mos je harurije?" I thashë: "Nuk jam harurije, por vetëm po pyes." Ajo tha: "Kur ishim me menstruacione urdhëroheshim ta kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim ta kompensojmë namazin."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz. E pyeta: "Po ju, si vepronit?" Tha: "Mjaftoheshim me një abdes, përderisa nuk e prishnim atë."
Sahih Transmeton Buhariu.
“Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave."
Sahih Muttefek alejhi
“Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!” Më pas Ebu Ejubi vijon: "Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Kështu që ndërronim drejtimin dhe (pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar."
Sahih Muttefek alejhi
"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.