Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

4 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

se ai i tha Ata ibn Ebu Rabahut: “A të të tregoj një grua prej banorëve të Xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Unë herë pas here alivanosem, rrjedhimisht zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Profeti ﷺ i tha: "Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Kështu, Profeti ﷺ u lut për të."
Sahih Muttefek alejhi
“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: ...nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibën Ebi Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”
Sahih Muttefek alejhi