Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

29 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Nëna ime, e bija e Revahës, i kërkoi babait tim të më dhurojë diç prej pasurisë së tij. Ai ia vonoi kërkesën për një vit, pastaj, kur atij iu mbush mendja, ajo i tha: “Nuk pranoj pa e bërë dëshmitar të Dërguarin e Allahut ﷺ për dhuratën që po ia jep djalit.” Kështu, babai më mori për dore, ndërsa unë isha i ri e më çoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna e këtij, e bija e Revahës, ka dëshirë që ti të jesh dëshmitar për atë që ia kam dhuruar djalit.” - “O Beshir, a ke fëmijë të tjerë, përveç tij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - tha ai. - “A u ke dhënë të gjithëve sikurse këtij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Jo, - tha ai. - “Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
Sahih Muttefekun alejhi. Hadithi ka versione të shumta.
se ai i tha Ata ibn Ebu Rabahut: “A të të tregoj një grua prej banorëve të Xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Unë herë pas here alivanosem, rrjedhimisht zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Profeti ﷺ i tha: "Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Kështu, Profeti ﷺ u lut për të."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin (shtojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre, si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi."
Sahih Muttefek alejhi
"A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Rregullimi i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit është shkatërruese (rruajtëse)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
"Femra nuk duhet të ndërmarrë udhëtim dyditor pa burrin e saj apo pa një mashkull të familjes. Nuk lejohet të agjërohet në këto dy ditë: dita e festës së fitrit dhe dita e festës së kurbanit. Nuk lejohet të falet namaz pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli e as pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë dielli. Dhe nuk bën të ndërmerret udhëtim i gjatë vetëm se për te këto tri xhami: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Aksasë dhe Xhamia ime".
Sahih Muttefek alejhi
“O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë që ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë). Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe, e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju (gratë).” - "E çfarë mangësie ka në fenë dhe mendjen tonë, o i Dërguari i Allahut?" - pyetën ato. - “A nuk konsiderohet dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?” - i pyeti Profeti ﷺ. - Po, ashtu është, - thanë ato. - “Kjo konsiderohet mangësi në mendje. Po ashtu, kur i vijnë menstruacionet, a nuk e lë namazin dhe agjërimin?” - Po, ashtu është, - thanë gratë. - “Kjo konsiderohet mangësi në fe”, - u tha Profeti ﷺ.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.”
Sahih Transmeton Buhariu.
“Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: "O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?" - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Profeti ﷺ.
Sahih Muttefek alejhi