Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

17 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Shpagimi i zotimit është shpagimi i betimit."
Sahih Transmeton Muslimi.
Profeti ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk sjell mirësi, porse nëpërmjet tij nxirret diç (lëmoshë a diç e tillë) vetëm prej koprracit.”
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ ngarkoi një burrë, që quhej Ibn Lutbije, për të mbledhur zekatin e fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ i kërkoi llogari, e në atë rast ai tha: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës sate, e të shohim nëse po të vjen ty dhurata, nëse je i sinqertë?” Pastaj na ligjëroi, e falënderoi, e madhëroi Allahun dhe tha: “Unë ngarkoj ndonjërin prej jush, me ndonjë punë të cilën ma ka ngarkuar Allahu, e pastaj ai vjen dhe thotë: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo dhuratë më është dhënë mua.” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohim nëse po i vjen dhurata? Betohem në Allahun se, nëse dikush prej jush merr diçka pa hak, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun duke e bartur atë që ka marrë. Do t'ju njoh nëse e takoni Allahun duke bartur një deve (në shpinë) duke buluritur, ose një lopë duke pëllitur, ose një dele duke blegëruar.” Pastaj i ngriti duart, saqë i dallohej bardhësia e sqetullave dhe tha: “O Allah, a ua kumtova?” (Ebu Humejdi shton): “Tërë këtë e kam parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët e mi.”
Sahih Muttefek alejhi
“Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur të vdesë njeriu, i ndërpriten (shpërblimet për) veprat, përveç tri veprave: lëmoshës rrjedhëse, dijes prej së cilës kanë dobi (njerëzit) dhe fëmijës së mirë që lutet për të.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Kush ia rrëmben të drejtën një muslimani, duke u betuar (rrejshëm), Allahu do ta fusë në Zjarr dhe do t'ia ndalojë Xhenetin.” Një burrë e pyeti: “Edhe nëse bëhet fjalë për diçka të vogël, o i Dërguari i Allahut?” Profeti ﷺ iu përgjigj: “Edhe nëse bëhet fjalë për një degëz araku.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë. - “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut. - O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë. Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
Sahih Muttefek alejhi