Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

7 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).” Omer ibn Hatabi në atë rast tha: "Kurrë se kam dashur udhëheqjen përpos atë ditë, andaj zgjatesha drejt tij, duke shpresuar se do të më thërriste, por i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe ia dha flamurin. Pastaj tha: “Ec përpara dhe mos e kthe kokën mbrapa, derisa Allahu të të bëjë fitimtar!” Aliu eci pakëz, pastaj ndaloi pa u kthyer mbrapa, dhe thirri: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë t'i luftoj ata?" Profeti ﷺ i tha: “Luftoji derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e nëse veprojnë ashtu, atëherë të është ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre, përveç me të drejtë, ndërkohë llogaria e tyre është tek Allahu.”
Sahih Transmeton Muslimi.
shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Sahih Muttefek alejhi
"Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
se Profeti (paqja qoftë mbi të!) në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata i do vetëm besimtari dhe i urren vetëm hipokriti. Atë që i do ata, e do Allahu dhe atë që i urren ata, e urren Allahu.”
Sahih Muttefek alejhi
Profeti ﷺ vuri re se mungonte Thabit ibn Kajsi, andaj pyeti për të. Një burrë i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të." Kështu, shkoi tek ai, të cilin e gjeti kokulur në shtëpi, andaj e pyeti: "Çfarë ke?" Ai iu përgjigj: "Vetëm sherr." Pastaj tregoi se si ai e ngrinte zërin mbi atë të Profetit ﷺ, gjë për të cilën i janë shkatërruar veprat, prandaj është bërë banor i Zjarrit. Lajmëtari shkoi te Profeti ﷺ dhe i tregoi se ai paska thënë kështu e kështu. Pastaj (lajmëtari) u kthye sërish (te Thabiti) me një përgëzim të madh dhe i tha se Profeti ﷺ ka thënë: “Shko tek ai dhe thuaji se ai nuk është banor i Zjarrit, por banor i Xhenetit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse Profeti ﷺ i ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij. Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë, që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet, zotohen, por nuk e përmbushin zotimin, si dhe mbipesha do të jetë e përhapur në mesin e tyre.”
Sahih Muttefek alejhi
“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”
Sahih Transmeton Ahmedi, ndërsa baza e tij është në "Sahihun" e Muslimit.