Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."
«مَنْ لَا يَرْحَمِ النَّاسَ لَا يَرْحَمْهُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se atë që nuk i mëshiron njerëzit, nuk do ta mëshirojë Allahu i Lartmadhëruar. Mëshira që robi e tregon ndaj njerëzve është një nga shkaqet më të mëdha me të cilat fitohet mëshira e Allahut të Lartësuar.
Mëshira kërkohet me të gjitha krijesat, por njerëzit janë përmendur në mënyrë specifike, për t'i kushtuar rëndësi.
Allahu është Mëshirëploti, që i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm, prandaj shpërblimi është sipas llojit të veprës.
Mëshira ndaj njerëzve përfshin dërgimin e së mirës tek ata, largimin e së keqes prej tyre dhe trajtimin e tyre në formën më të mirë.
Sahihu i Buhariut (8/ 10) (6013).
Sahihu i Muslimit (4/ 1809) (2319).
Më shumë (5)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 553).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين (1/ 247).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 319).