Kanë përparuar muferridunët!
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po ecte rrugës për në Mekë, kaloi pranë një kodre që quhej Xhumdan dhe tha: 'Ecni, se ky është Xhumdani! Kanë përparuar muferridunët!' - Cilët janë muferridunët, o i Dërguari i Allahut? - pyetën ata. - 'Ata burra dhe ato gra që e përmendin Allahun shumë', - tha Pejgamberi ﷺ."
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَسِيرُ فِي طَرِيقِ مَكَّةَ، فَمَرَّ عَلَى جَبَلٍ يُقَالُ لَهُ جُمْدَانُ، فَقَالَ: «سِيرُوا هَذَا جُمْدَانُ، سَبَقَ الْمُفَرِّدُونَ» قَالُوا: وَمَا الْمُفَرِّدُونَ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «الذَّاكِرُونَ اللهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتُ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi pozitën e atyre që e përmendin shpesh Allahun dhe se ata janë veçuar duke u paraprirë të tjerëve në arritjen e shkallëve më të larta në Xhenetet e mirësisë, si dhe i krahasoi me kodrën Xhumdan, e cila dallon nga kodrat e tjera.
Pëlqehet të angazhohemi dhe të bëjmë sa më shumë dhikër, sepse përparësia në botën tjetër do të jetë përmes adhurimeve të shumta dhe sinqeritetit në to.
Dhikri - përmendja e Allahut- mund të bëhet vetëm me gjuhë ose vetëm me zemër, ose me gjuhë dhe zemër së bashku, e ky i fundit është niveli më i lartë.
Prej dhikrit janë edhe format specifike fetare, si: dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes, pas namazeve të obliguara dhe të tjera.
Neveviu ka thënë: "Dije se vlera e dhikrit - përmendjes së Allahut-, nuk kufizohet në tesbih (thënien: subhanallah), tehlil (thënien: la ilahe il-lallah), tahmid (thënien: elhamdulilah) dhe në tekbir (thënien: Allahu ekber), përkundrazi, çdo njeri që vepron ndonjë adhurim kushtuar Allahut të Lartësuar është përmendës i Tij."
Dhikri - përmendja e Allahut- është nga shkaqet më të mëdha të qëndrueshmërisë (në fe). Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun, që të fitoni." (El Enfal, 45)
Krahasimi mes atyre që e përmendin Allahun dhe kodrës Xhumdan është tek veçimi dhe dallimi. Kodra Xhumdan është e veçuar nga kodrat e tjera, e po ashtu edhe ata që e përmendin Allahun e Lartësuar janë të veçuar nga të tjerët. I veçuar është ai që zemra dhe gjuha e tij janë të veçuara për të përmenduar Allahun, edhe nëse është në mesin e njerëzve. Të tillët gëzohen në kohët e vetmisë dhe ndihen të pikëlluar nga përzierja e tepërt me njerëzit. Po ashtu nga arsyet e përngjasimit mund të jetë se përmendja e Allahut është shkak i qëndrueshmërisë në fe, ashtu siç janë kodrat shkak për qëndrueshmërinë e tokës. Ose, se përmendja e Allahut është shenjë e nxitimit për në vepra të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, pasi mbërritja në Xhumdan e udhëtarit nga Medina për në Mekë, ishte shenjë e arritjes në Mekë, e kushdo që arrinte në Xhumdan, konsiderohej se ia kishte kaluar të tjerëve, e po ashtu ai që e përmend Allahun e Lartësuar është përpara të tjerëve me përmendjen e tij të shpeshtë. Allahu e di më së miri.
Sahihu i Muslimit (4/ 2062) (2676).
Më shumë (8)
نزهة المتقين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 983).
تيسير الكريم الرحمن في تفسير كلام المنان.
لابن سعدي (ص665).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (2/ 510).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (5/ 516).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (5)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"سبق المفرِّدون" قالوا: وما المفردون يا رسول الله! قال: "الذاكرون الله كثيراً والذاكرات".
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالحعن أبي هريرة رضي الله عنه قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يسير في طريق مكة، فمرّ على جبل يقال له: جمدان، فقال: “سيروا هذا جمدان، سبق المفردون”.
- رسالة في الأذكار1«سَبَقَ المُفَرِّدُونَ». قالوا: وما المفرِّدون يا رسولَ الله؟ قال: «الذَّاكِرُونَ اللهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتُ».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«سَبَقَ المُفَرِّدُونَ» قالوا: وَمَا المُفَرِّدُونَ يا رَسُولَ الله؟ قَالَ: «الذَّاكرونَ اللهَ كثيراً والذَّاكراتُ».
- نبراس طالب (1)1«سَبَقَ الْمُفَرِّدُونَ» قَالُوا: وَمَا الْمُفَرِّدُونَ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «الذَّاكِرُونَ اللهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتُ»