Skip to content

"Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).”

Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

"Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).”

«إِنَّ اللهَ يُحِبُّ الْعَبْدَ التَّقِيَّ الْغَنِيَّ الْخَفِيَّ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartësuar i do disa nga robërit e Tij, e prej tyre janë: i devotshmi, respektivisht ai që i kryen urdhrat e Allahut dhe largohet prej ndalesave të Tij. Gjithashtu e do të pasurin, respektivisht atë që vetëmjaftohet me Allahun kundrejt njerëzve dhe nuk i kushton vëmendje askujt nga ata. Po ashtu e do të fshehurin, respektivisht modestin, atë që e adhuron Zotin e tij, atë që është i zënë me atë që i sjell dobi, që nuk i intereson që dikush ta njohë ose të flasë për të me lavdërim e falënderim.

Kuptimet e fjalëve

....:

Mësime nga hadithi

Sqarimi i disa cilësive që rezultojnë që Allahu t'i dojë robërit e Tij, të cilat janë: devotshmëria, modestia dhe kënaqësia me atë që Allahu ka ndarë (dhe caktuar për robin).

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2277) (2965).

Më shumë (9)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 651).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين.

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 509).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 509).

شرح النووي على مسلم (18/ 100).