A nuk mundet ndonjëri prej jush të fitojë çdo ditë një mijë të mira?
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen:
"Ishim tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ai tha: “A nuk mundet ndonjëri prej jush të fitojë çdo ditë një mijë të mira?” Një nga të pranishmit e pyeti: “Si mund të fitojë ndonjëri prej nesh një mijë të mira?” Ai tha: “Thotë njëqind herë: Subhanallah (I patëmeta është Allahu), e kështu atij i shkruhen një mijë të mira, ose i fshihen një mijë mëkate."
كُنَّا عِنْدَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «أَيَعْجِزُ أَحَدُكُمْ أَنْ يَكْسِبَ، كُلَّ يَوْمٍ أَلْفَ حَسَنَةٍ؟» فَسَأَلَهُ سَائِلٌ مِنْ جُلَسَائِهِ: كَيْفَ يَكْسِبُ أَحَدُنَا أَلْفَ حَسَنَةٍ؟ قَالَ: «يُسَبِّحُ مِائَةَ تَسْبِيحَةٍ، فَيُكْتَبُ لَهُ أَلْفُ حَسَنَةٍ، أَوْ يُحَطُّ عَنْهُ أَلْفُ خَطِيئَةٍ».
Profeti ﷺ i pyeti sahabët: "A nuk mundet ndonjëri prej jush të fitojë çdo ditë një mijë të mira?!" Atëherë njëri nga të pranishmit tha: "Si mund të fitojë njeriu një mijë të mira në një ditë me lehtësi?" Thotë: "Subhanallah (I patëmeta është Allahu)", njëqind herë; dhe i shkruhen një mijë të mira, sepse një e mirë shpërblehet me dhjetë të tilla, ose i fshihen një mijë mëkate nga mëkatet e tij.
Inkurajimi për vlerat, sepse ato janë shkalla e bindjes.
Vlera e tesbihut (madhërimit) dhe e përmendjes së Allahut, dhe se kjo vepër e vogël, e cila nuk i kushton asgjë njeriut, i sjell atij këtë shpërblim të madh.
Nxitimi i sahabëve për kryerjen e veprave të mira pa vonesë.
Shumëfishimi i veprave të mira deri në dhjetëfish, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish." (El Enam, 160), dhe kjo është shkalla më e ulët e shumëfishimit, përndryshe është transmetuar deri në shtatëqindfish.
Në disa transmetime, në vend të lidhëzës (ose) ka ardhur (dhe) në fjalën e tij: “ose i shlyhen...”. El Kariu ka thënë: “Lidhëza (dhe) mund të vijë me kuptimin (ose), andaj nuk ka kundërthënie mes dy transmetimeve. Duket se kuptimi është: atij që e thotë këtë, i shkruhen një mijë shpërblime, e nëse nuk ka (të këqija mbi vete), atëherë i shlyhet një pjesë dhe fiton një pjesë. Ekziston mundësia që lidhëza (ose) të ketë kuptimin (dhe) apo (madje), e në këtë rast atij i bashkohen të dyja, ndërsa mirësia e Allahut është edhe më e gjerë se kaq.” Këtu përfundon citati. Kjo do të thotë se atij i shkruhen një mijë shpërblime dhe i shlyhen një mijë të këqija.
Sahihu i Muslimit (4/ 2073) (2698).
Më shumë (8)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 507).
مرقاة المفاتيح.
لعلي القاري (4/ 1594).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 980).
مرعاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لعبيد الله المباركفوري (7/ 454).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (3)
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالحكنا عند رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال: “أيعجز أحدكم أن يكسب كل يوم ألف حسنة؟” فسأله سائل من جلسائه: كيف يكسب أحدنا ألف حسنة؟ قال: “يسبح مائة تسبيحة، فيكتب له ألف حسنة، أو يحط عنه ألف خطيئة”.
- رسالة في الأذكار1كنا عند رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال: «أَيَعْجِزُ أَحَدُكُمْ أَنْ يَكْسِبَ كُلَّ يَوْمٍ أَلْفَ حَسَنَةٍ؟»، فسأله سائلٌ من جُلَسائه: كيف يكسِب أحدنا ألف حسنة؟ قال: «يُسَبِّحُ مئة تَسْبِيحَةً، فَيُكْتَبُ لَهُ أَلْفُ حَسَنَةً، أَوْ يُحَطّ
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«أيعجزُ أحدُكم أن يَكْسبَ في كلِّ يومٍ ألفَ حَسَنَةٍ!» فسألَهُ سائلٌ من جُلسائه: كيفَ يكسبُ ألفَ حسنَةٍ؟ قَالَ: «يسبِّحُ مائةَ تسبيحةٍ، فيُكْتبُ لَهُ ألفُ حسنةٍ، أوْ يحطُّ عَنْهُ ألفُ خطيئَةٍ».