Skip to content

“Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, gruaja e Profetit ﷺ tregon:

“Profeti ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit derisa vdiq. Pastaj gratë e tij vazhduan të hyjnë në itikaf pas tij.”

أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَعْتَكِفُ العَشْرَ الأَوَاخِرَ مِنْ رَمَضَانَ، حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ اعْتَكَفَ أَزْوَاجُهُ مِنْ بَعْدِهِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar se Profeti ﷺ e praktikonte itikafin gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit në kërkim të Natës së Kadrit. Ai vazhdoi ta bënte këtë, derisa ndërroi jetë. Pas vdekjes së tij, edhe gratë e tij (Allahu qoftë i kënaqur me to!) vazhduan ta praktikojnë itikafin.

Mësime nga hadithi

Lejueshmëria e praktikimit të itikafit në xhami, madje edhe për gratë, me kusht që t’u përmbahen rregullave të fesë dhe të jenë të sigurta nga sprovat (fitnet).

Itikafi është më i theksuar gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, ngase Profeti ﷺ e praktikonte atë rregullisht.

Itikafi është një Sunet i vazhdueshëm, që nuk është shfuqizuar, pasi gratë e Profetit ﷺ e kanë praktikuar itikafin edhe pas vdekjes së tij.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 47) (2026).

Sahihu i Muslimit (2/ 831) (1172).

Më shumë (4)

تيسير العلام.

لعبد الله البسام (ص351).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.

لابن عثيمين (3/ 474).